ROME - Kryeministri i ri i Italisë Matteo Renzi dhe 16 ministrat e Kabinetit të Qeverisë së re, kanë bërë betimin tek presidenti i vendit Giorgio Napolitano.
Pak përpara fillimit të betimit, kryeministri më i ri i Italisë, 39-vjeçari Renzi, në një mesazh në rrjetin social Twitter, është shprehur: Ju falenderoj për mesazhet. Detyra është e vështirë. Por jemi Italia, do t`ja dalim. Një impenjim që do të ndërmarrim, është të qëndrojmë vetvetja, të lirë dhe të thjeshtë.
Në orën 13, ka nisur edhe mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave në Palazzo Chigi, (Selia e Këshillit të Ministrave) në Romë. Përpara nisjes, u bë edhe ceremonia e dorëzimit të detyrës nga ana e kryeministrit të sapo larguar Enrico Letta dhe marrjes së detyrës nga kryeministri i ri Matteo Renzi.
Ky shkëmbim, u bë edhe me anë të ritit të dorëzimit të ziles Sipas mediave italiane mes Renzit dhe Letës, është parë një situatë e akullt dhe pa asnjë shkëmbim shikimesh.
Kryeministri i Italisë Matto Renzi dhe kabineti i tij qeveritarë vazhdojnë mbledhjen e parë me dyer të mbyllura.