IRANE- Një autobus ka dalë nga rruga pasi është përplasur me një makinë në afërsi të Qendrës Tregtare "TEG" në Tiranë. Mësohet se autobusi është i linjës Tiranë-Elbasan, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 7 persona të cilët mendohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportimeve të gazetarit tonë Mariglen Mulla nga vendi i ngjarjes, mësohet se 5 prej të plagosurve të cilët ndodhen në gjendje me të rëndë, janë dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak në Tiranë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësorë. Ndërsa mësohet se i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i autobusit, që i përket kompanisë "Era Travel". Ndërsa drejtuesi i mjetit tip "Benz" ka pësuar dëmtime të lehta.
Mësohet se 2 të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes autoambulanca mbërriti me vonesë, dhe "të lënduarve iu dha ndihma 45 minuta me vonesë".
Mjetet e përplasura me njëri-tjetrin janë autobusime targë AA 955 HG, dhe makina tip "Benz" TR 2011 U.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë marrë në pyetje drejtuesin e mjetit tip "Benz".
Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë lëvizja me shpejtësi i mjetit tip "Benz" i cili ka hyrë në rrethrrotullim duke lëvizur me 100 km/orë. Mjeti tip "Benz" ka goditur në pjesën e pasme autobusin që lëvizte nga Tirana në drejtim të qytetit të Elbasanit.