ARM, nga 170 ushtarët e pranuar 72 janë shqiptarë

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Në konkursin e fundit për ushtarë profesionistë të ARM-së, nga 1000 kandidatë janë pranuar vetëm 170, prej të cilëve 72 shqiptarë. Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi theksoi se kandidatët e pranuar kaluan stërvitjet e para ushtarake për njohje me njësitet dhe vendndodhjen e tyre, ndërsa tani, është përcaktuar edhe buxheti që mbulon shërbimet e tyre dhe sigurimin shëndetësor, në suaza të bashkëpunimit me Ministrinë e Financave.

"Në fund të vitit 2013 ne patëm mbaruar procedurën për përzgjedhje të kandidatëve për ushtarë profesionistë prej 170 ushtarët është mbajtur llogari për përcaktimin ligjor që ligji për mbrojtje obligon që të respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i të gjitha bashkësive... prej 170 ushtarëve janë pranuar 72 shqiptarë prej të gjitha komunave", tha Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes.

Ndërkohë, ushtarët e sapo pranuar shprehen të kënaqur nga konkursi duke theksuar se nuk kishte aspak pengesa, as shkelje apo diskriminim. Ata thonë se kriteret ishin të pranueshme dhe se gjithçka ishte komform rregullave ushtarake.

"Kushtet janë shumë të mira, rrethanat janë shumë të mira, kolegët na kanë pritur shumë mirë dhe jemi të kënaqur", u shpreh Ylber Aliu, ushtar.

"Nuk ka pasur asnjë pengesë apo presion ndaj dikujt. Kriteret janë ato të cilat janë kërkuar, kanë qenë të mira, nuk kishte diçka që nuk mund të kalohej...normal, sikurse kërkohen në çdo ushtri", tha Sead Rexhepi, ushtar.

Ministri Xhaferi theksoi se përqindja e përfaqësimit adekuat është në rritje e sipër dhe se për momentin ajo arrin rreth 20 %. Vetëm në konkursin e fundit përfaqësimi kaloi 43 përqindëshin. Xhaferi paralajmëroi për konkurse të ngjashme gjatë muajve të ardhshëm, por pa i precizuar ato. Adrian Kerimi

Share This Video


Download

  
Report form