Rruga Kërçovë-Ohër-Strugë, ankandi në qershor

alsatmtv 2015-08-21

Views 12

Gjatë muajit qershor pritet të shpallet ankandi për ndërtimin e pjesëve të mbetura të korridorit 8. Fillimisht do të ndërtohet rruga Kërçovë-Ohër-Strugë dhe më pas do të bëhen lidhjet e tjera të rrugëve magjistrale Gostivar-Kërçovë dhe Shkup-Bllacë për të cilat ende po kërkohet koncesioner. Pritet të riparohet edhe një pjesë e rrugës së Arbrit. Zv/Kryeministri Fatmir Besimi tha se ky projekt është i një rëndësie të veçantë për shkak të qarkullimit të mallrave.

'Është jashtëzakonisht e rëndësishme pasi që kjo është arteria kryesore për zhvillimin e transportit, si lëvizjen e mallrave, tregtisë po ashtu edhe lëvizjen e qytetarëve. Një pjesë apo një krah i zgjatur i korridorit 8 i njohur si rruga e Arbrit do të ketë riparim të rrugës Mavrovë deri në Dibër, dhe hapje e rrugës së re nga pjesa e quajtur Burimi apo Izvor në dalje të Kërçovës deri në Dibër', deklaroi Fatmir Besimi, zëvendës kryeministër.

Nisma u mbështet edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

'Rruga nga Gostivari për në Dibër nga duhet të kalojë rruga e Arbërit dhe të lidhet me pjesën e Shqipërisë nuk ka diçka që mund të shfrytëzohet. Fatkeqësisht ajo rrugë është rrugë është rrugë e cila mund të përdoret vetëm për nevojat ditore të njerëzve por nuk mund të themi se mund të përdoret edhe për një qarkullim të shëndoshë të mallrave', tha Arben Halili, drejtor ekzekutiv i OEMVP.

Projekti pritet të realizohet me kredi nga Banka Evropiane dhe do të kushtojë rreth 900 milion euro. Korridori 8 në Maqedoni nis nga kufiri me Bullgarinë, duke vazhduar nga Kriva Pallanka deri në Kumanovë. Më pas vazhdon për në Shkup, Tetovë, Gostivar Kërçovë, Ohër, Strugë deri në kufirin me Shqipërinë. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form