Bejta: Analizat për ngjarjen e Gostivarit do të bëhen jashtë vendit

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta paralajmëroi se analizat nga helmimi i nxënësve të shkollës së mesme ekonomike do ti dërgojë në laboratorë të ndonjë prej shteteve perëndimore, me qëllim që të vërtetohet se çfarë në fakt kishte helmuar nxënësit dhe arsimtarët e Gostivarit.

"Ne do të marrim iniciativë që këto rezultate ti çojmë në institucionet laboratorike ndërkombëtare, për të vërtetuar se çfarë helmi ka qenë i përdorur me rastin e helmimit të fëmijëve të qytetit të Gostivarit dhe nuk do lejojmë që dikush të luaj me tragjedinë që u ka ndodhur fëmijëve të qytetit të Gostivarit", tha Nevzat Bejta, kryetar i komunës së Gostivarit.

Bejta kërkoi nga partitë politike që të mos përdorin helmimin e nxënësve, për përfitime politike.

"Përshëndes prononcimin e Prokurorit për rajonin e Gostivarit dhe prononcimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme që hetimet vazhdojnë me rastin e helmimit të fëmijëve tanë. Ju bëjmë më dije partive opozitare që mos të luajnë me ndjenjat e fëmijëve të qytetit të Gostivarit të cilët kanë qenë të helmuar, për ta rritur autoritetin e tyre', u shpreh Nevzat Bejta, kryetar i komunës së Gostivarit.

Të premten e kaluar rreth 60 nxënës dhe arsimtarë të shkollës së mesme ekonomike në Gostivar ishin ankuar për skuqje të syve, vështirësi gjatë frymëmarrjes dhe bllokim kraharori. 16 persona ishin transferuar në klinikën toksikologjike në Shkup. Njëra nga nxënëset edhe më tej është e shtrirë për kurim në qendrën klinike në Shkup. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form