A1 Report - Nikolla:Shkrihet matura shteterore vitin tjeter jo per ne universitet

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANË- Matura shtetërore nuk do të jetë më një provim që përcakton shkollën e lartë. Duke filluar qe nga viti tjetër ajo do të jetë vetëm një provim dalës nga shkolla e mesme, por jo një provim hyrës edhe në shkollën e lartë, siç është formula aktuale. Deklarata është bërë nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë një takimi me maturantët e shkëlqyer.

RAMA, REFORMA E DOMOSDOSHME, PROFESIONI SIPAS MERITËS

Ndërsa kryeministri Edi Rama e përqendroi fjalën e tij tek arsimi profesional. Sipas tij, reforma në arsim është një domosdoshmëri që do tëorjentojë të rinjtë drejt

"Është e domosdoshme një reformë për maturën shtetërore. Dhe sot mund të themi se kemi një dokument të besueshëm për ta ndërmarr këtë reformë dhe të fillojmë të shikojmë rezultetet pozitive të kësaj reforme më vitet e ardhshme', - tha Rama.

"Ajo që dua të nënvizojë është se ne kemi nevojë t'i japim shumë më tepër vend meritës dhe të krijojmë shumë më tepër hapsirë për konkurrencën që ia jep merita", u shpreh kryeministri.

Sipas Ramës reforma në arsimin e mesëm dhe të lartë do të bëhet me qëllim, "që të kemi shumë më tepër sukses, jo thjesht individual por edhe për të tjerë që me një sistem motivues janë shumë më pranë suksesit sesa dështimit."

Një pikë tjetër ku u ndal kryeministri ishte dhe arsimi profesional. Sipas tij jo çdo nxënës mund të marrë një dipmomë, por edhe zanatet duhet të konsiderohen të rëndësishme për të gjetur një vend pune në të ardhmen.

"Unë dua të ndalem edhe tek një aspekt tjetër të rëndësishëm që ka të bëjë me dhënien fund të iluzioni që në këtë vend të gjithë të bëhen ekonomistë, juristë, inxhinerë, që të gjithë do të marrin një diplomë universiteti dhe të gjithë do të jenë më shkollë të lartë" theksoi Rama ndërsa u shpreh se arsimi profesional është një kërkesë tregu.

"Duke mësuar prej aryre që janë më me eksperiëncë se ne, që janë model, ku nuk ka vetëm një korsi që të çon drejt ekonomikut, juridikut por edhe në një korsi tjetër, që është korsia që të çon drejt zanatit, që do të thotë në rrugën e arsimit profesional", tha kreu i qeverisë.

Rama ka folur edhe për zyrën e punësimit në Tiranë, ku theksoi se u ka shërbyer më shumë emigrantëve pasi ata janë kthyer me një zanat.

"Vemë re gjithashtu se pjesa më e madhe e atyre që kanë përfituar nga zyrat e punës janë shqiptarët që janë kthyer nga emigracioni, të cilat kanë dy gjëra të ndryshme nga e përgjithshmja. E para nuk kanë iluzione se pa punë mund të gjendet një punë e atillë që duke mos punuar të gjesh më shumë para se sa duke punuar. E dyta kanë zanatin që i përgjigjet kërkesave", tha kreu i së majtës.

Share This Video


Download

  
Report form