A1 Report - Reforma territoriale, qeveria konsultohet me vendoret e majte

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Rreth 180 të zgjedhur vendorë të majtë nga i gjithë vendi u mblodhën sot për të diskutuar lidhur me reformën territoriale-administrative. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura tek "Akademia e Arteve", ndërsa mësohet se ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, dha sqarimet e nevojshme në lidhje me reformën.

Pas përfundimit të takimit, ministri Çuçi tha se pas sqarimit te reformës për krerët vendore, do të fillojë edhe puna me turin e takimeve në gjithë qarqet e vendit. Sipas ministrit Çuçi, rëndësi do t'i kushtohet transparencës së procesit, duke synuar të jetë gjithëpërfshirës.

"Sqarimi fillon nga administrata që janë zgjedhur nga komunitetet dhe më pas fillon puna. Ne do të fillojmë me turin e takimeve në bazë në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Diskutuam kriteret. Ajo që na takon ne ka të bëjë me procesin sa më transparent. Askush nuk shprehi pakënaqësi. Patëm mirëkuptimin nga kryetarët e komunave. Fokusi është tek garantimi i procesit sa më gjithëpërfshirës dhe transparent", tha ministri Çuçi.

Ndarja e re administrative territoriale parashikon që të ketë 160 njësi vendore, ndërsa aktualisht ka 384 njësi.

Për më shumë se një mbledhje teknike, ajo ka qetë politike, ku të gjithë kryetarëve të bashkive dhe komunave që vijnë nga e majta, do t'ju kërkohet bashkëpunimi pa hezitim, për të bërë realizimin e reformës përpara muajit shtator.

60 % e këtyre njësive vendore, nuk do të jenë më pasi do të ketë një ndarje të re administrative që pritet të realizohet brenda këtij viti, dhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të shkojmë sipas ndarjes së re territoriale.

Kjo ka bërë që të ketë edhe disa të pakënaqur vendorë, dhe ndaj përveç konsultimit për reformën, synohet edhe sheshimi i këtyre pakënaqësive.

Sakaq, është zhvilluar një bashkëbisedim në lidhje me hapat që do të ndiqen për të bërë realizimin e kësaj reforme, e cila është pranuar nga të gjithë se mbart një sërë vështirësish.

Kriteri i popullsisë do të jetë një kriter i rëndësishëm në ndarjen e re territoriale. Kështu, me ndarjen e re nuk do të ketë ndarje vendore nën 20 mijë banorë për njësi.

Po kështu, edhe aspekti ekonomik do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ndarjen e re territoriale. Një pjesë e buxhetit të shtetit, shkon për pagesat për punonjësit e njësive vendore, ndërsa nuk arrijnë as të vilen të ardhurat në këto njësi.

Share This Video


Download

  
Report form