Nxënësit dhe profesorët e helmuar në gjendje stabile

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Prokuroria komunale në Gostivar së bashku me policinë po punojnë intesivisht për zbardhjen e rastit të rreth 60 nxënës të shkollës së mesme ekonomike në këtë qytet të cilët pretendojnë të jenë helmuar nga një gaz i hedhur në shkollën e tyre. Në këtë proces është përfshirë edhe instituti i mjekësisë ligjore në Shkup i cili po heton nëse bëhet fjalë ose jo për helmim. Nga prokuroria thonë se me të dhëna me konkrete mund të dalin gjatë ditës së nesërme. Ndërkohë nga klinika e toksikologjisë thonë të gjithë nxënësit e pranuar mbrëmë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumica prej tyre janë kthyer në shtëpitë e tyre. Drejtori Çibishev tha se nga analizat e deritanishme nuk është konstatuar helmim i nxënësve por sipas tij fjalën e fundit do të thonë analizat e institutit të mjekësisë ligjore.

"Me kënaqësi mund të ju njoftoj se të gjithë 14 pacientët e hospitalizuar tek ne, ndjehen mirë, janë në gjendje të mirë shëndetësore, të gjitha analizat klinike dhe laboratorike që i bëmë janë negative, presim vetëm rezultate nga analizat toksikologjike për të cilat nevojitet më tepër kohë. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me profesorin Aleksej Duma, ato bëhen në Institutin e mjekësisë ligjore, ata punojnë intensivisht, megjithatë nuk mund të më tregojë se kur do të jenë gati. Dua të them se nuk kemi kurrfarë dëshmie se bëhet fjalë për ndonjë helmim, ose bëhet fjalë për helmim me gaz", deklaroi Andon Çibishev, drejtor i klinikës së toksikologjisë.

Edhe nxënësit që kërkuan ndihmë në spitalin e Gostivarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

"Pacientët tjerë që janë pranuar në urgjencë këtu janë trajtuar dhe të gjithë janë lëshuar në kurim shtëpiak, pa komplikime. 14 që janë pranuar mbrëmë në Shkup, shtat janë lëshuar dhe shtat tjerët besojmë që deri në mbrëmje do të lëshohen, ende nuk kemi informatë se cili është shkaktari presim deri në mbrëmje, janë marrë të gjitha analizat e gjakut dhe drejtori më informoi që deri në mbrëmje do i kemi ato informata", tha Ferid Muça, Drejtor i spitalit të Gostivarit.

Lidhur me rastin sot u prononcua edhe kryeministri Gruevski i cili mbrëmë së bashku ministren e brendshme Jankullovska vizitoi nxënësit në klinikën e toksikologjisë. Gruevski tha se ka mendimin e tij për këtë rast por nuk do ta thotë derisa nuk përfundojnë të gjitha analizat mjekësore.

"Unë për këtë rast kam mendimin tim privat, por nuk do të doja ta them gjithnjë derisa institucionet kompetente, para së gjithash, MPB dhe ekipi mjekësor të dalin me informacione definitive. Ndërkaq, ekipi mjekësor mbrëmë ishte tërësisht i angazhuar, dhe gjithashtu edhe ekipet MPB-së ishin në vend në të gjitha spitalet ku janë vendosur fëmijët",u shpreh Nikolla Gruevski, Kryeministër.

Nxënësit në spitalin e Gostivarit mbrëmë i vizituan edhe zëvendësministri i Brendshëm, Zemri Qamili dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili dënoi rastin në fjalë.

"Sigurisht se ai që e ka bë është qëllim keq sepse e ka bë në procesin mësimor kur kanë qenë nxënësit s...

Share This Video


Download

  
Report form