Ademi: Asnjë vendim që bie ndesh me interesat e popullatës

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Ministri i Ekologjisë, Abdilaqim Ademi garanton qytetarët se nuk do të ketë asnjë projekt i cili nxit pakënaqësi drejt tyre dhe se vendimi do të merret bashkë me qytetarët e komunës së Dibrës dhe institucionet relevante. Ademi tha se mbështet protestën e banorëve të Dibrës dhe reagimet që vijnë nga të njëjtit, kundër devijimit të lumit Radika.

" Ky projekt nuk do të ndërtohet dhe vendimmarrja do të merret bashkë me komunën e Dibrës dhe me banorët lokal, si dhe institucionet tjera relevante, unë dua t'i përshëndes gjitha reagimet që bëhen në lidhje me këtë projekt, sepse në këtë mënyrë flitet edhe për vetëdijen por edhe për sensibilizimin e këtyre projekteve. I garantojë banorët e Dibrës dhe të tjerët të atij rajoni se vendimmarrja do të jetë e përbashkët dhe transparente.",u shpreh Abdilaqim Ademi, Ministër i Ekologjisë.

Edhe kryeministri Gruevski, ditë më parë theksoi se Banka Botërore është duke kryer analiza mbi realizim e projektit dhe efektet e tij. Ai theksoi nëse projekti bie në kundërshtim me interesat e qytetarëve, Banka Botërore nuk do ta mbështesë një projekt të tillë.

"Banka Botërore është duke përgatitur projektin e mjedisit që duhet ti tregojë përparësitë dhe dobësitë e mundshme. Për këtë projekt do të merret vendimin përfundimtar. Nëse projekti tregon se nuk ka dëme serioze për mjedisin, për qytetarët, në këtë rast do të shkojmë më tej dhe projektin do ta realizojmë. Nëse projekti tregon se është i dëmshëm për mjedisin dhe për qytetarët dhe fqinjët, projektin e tillë, Banka Botërore nuk do ta mbështesë", deklaroi Nikolla Gruevski, Kryeministër.

Edhe gjatë qëndrimit kohë më parë të dy ministrave në Tiranë, ai i ekonomisë Saraçini dhe i ekologjisë Ademi, u theksua se projekti për devijimin e lumit Radika nuk do të realizohet në qoftë se për këtë nuk e jep pëlqimin edhe Shqipëria dhe banorët e Dibrës. Ndërkaq edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama , nga foltorja e Kuvendit kishte theksuar se nuk ka asnjë projekt që do u merrte lumin shqiptarëve. Adrian Qerimi

Share This Video


Download

  
Report form