A1 Report - Meta me te rinj ne Kuvend: Kjo salle ka nevoje per tolerance

Report TV 2015-08-21

Views 0

Kuvendi duhet të kultivojë tolerancën dhe respektin ka qenë mesazhi që kreu i parlamentit Ilir Meta ka përcjellë nga salla e seancës plenare me të rinj ekselentë nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë, në simulimin e një forumi sipas modelit të Kombeve të Bashkuara. Meta u shpreh se konsesusi është një ndër elementët më të rëndësishëm, që do të ushqehet nga përfshirja e të rinjve në poilitikë, pasi politika mbatet ende mënyra më ndikuese në jetën e individëve. Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu, i pranishëm në këtë forum, si një nga mbështetësit kryesorë së bashku me përfaqësinë e OKB në vendin tonë, theksoi se është e rëndësishme që gabimet e së shkuarës të mos përsëriten. Investimi për këtë, sipas tij duhet të fillojë tek vetë të rinjtë, pasi investimi i drejtpërdrejtë tek ta është investim për të ardhmen. E ardhmja duhet të bëhët më e bukur sipas modelit të Kombeve të Bashkuara dhe të rinjtë janë ata që do e përqafojnë më shpejt këtë model, duke filluar që nga kthimii shkollave ku ata mësojnë në qendra komunitare, u shpreh ministrja e arsimit Lindita Nikolla.

Share This Video


Download

  
Report form