Komuna e Çairit, manifestime për pavarësinë e Kosovës

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Komuna e Çairit, në bashkëpunim me sektorin civil dhe klubet sportive, prej sot fillon karvanin e festave me rastin e 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në hapje të tyre, ndeshja miqësore mes Klubit të Basketbollit "Liria" dhe klubit "Prishtina", në sallën e re në Çair "Shaban Tërstena". Aktivitetet do të përqendrohen më datën 16 kur SHVL-ja do të organizojë një akademi përkujtimore me rastin e fillimit të luftës së UÇK-së në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni si dhe më 17 shkurt, ku në sheshin "Skënderbeu" do të organizohet një koncert.

"Do të ketë aktivitete për hir të shënimit të festës së madhe edhe të shqiptarëve në Maqedoni , Pavarësisë së Kosovës, që do të festohet me aktivitete të ndryshme duke filluar nga sporti kultura... qyteti Shkupit ka krijuar traditë në shënimin e datave të rëndësishme historike, si Pavarësia e Kosovës, Pavarësia e Shqipërisë", u shpreh Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit.

"Edhe këtë vit do të vazhdojmë me traditën e shënimit të Pavarësisë së Kosovës, me manifestimin "Dita e Plisit", mirëpo këtë vit ky manifestim do ti dedikohet më të dashurve, pra fëmijëve me qëllim që edukimin e tyre drejt trashëgimisë kulturore dhe folklorike. Me këtë rast do të ndahen plisa për fëmijët në shkollat e Çairit", tha Astrit Imeri, "ZGJOHU".

Nga komuna e Çairit informuan se ditët festive do të përfundojnë më 23 shkurt me ndeshjen miqësore në futboll mes klubit "Shkupi" dhe atij nga Ferizaji. Adrian Kerimi

Share This Video


Download

  
Report form