LEZHË- Inspektorët e higjenës i kanë vënë drynin kopshtit "Besëlidhja" me 250 fëmijë në Lezhë për shkak të mungesës së theksuar të kushteve higjenike.
Prezenca e minjve dhe mungesa e higjenës në ambientet e kopshtit ka vënë në alarm Drejtorinë e Shëndetit Publik në Lezhë, duke detyruar inspektorët ta mbyllin kopshtin dhe të izolojnë përkohësisht dritaret.
Për Bashkinë e Lezhës, situata e këtij kopshti njihet prej vitesh dhe problem nuk janë vetëm mjediset e brendshme, por edhe ato të jashtme.
Sipas përfaqësuesve të Drejtorisë së Shëndetit publik në Lezhë kopeshti do të rihapet brenda disa ditësh, sapo të merren masat e nevojshme.