Zef Deda: Sallaku na le pas një akademi te humorit.
Aktori i njohur Zef Deda: "Sallaku na ka shkrirë shpirtin. Jam shumë i emociuar"- thotë Zef Deda duke qarë.
"Ai ka vënë një vulë në skenën e humorit duke i dhënë dritë. Kam lumturinë e madhe që kam jetuar në kohën e tij. Ai ishte një akademi e madhe dhe mësim i madh. Lus Zotin që të kenë forcë ashtu si ne po mundohemi ta kalojmë. Ju ngushëlloj të gjithë artistët dhe familjen. E kanë dashur "- thotë Deda në një prononcim telefonik për A1 Report.