A1 Report - Komisioni, amendimi i ligjit të AMA-s përplas opozitën dhe mazhorancën

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Procesi i amendimit të ligjit për Autoritetin e Mediave Audiovizive kërkohet të kryehet nën asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë. Ky propozim është hedhur në tryezën e Komisionit të Medias nga nënkryetari Alfred Peza. Por ndonëse është pranuar edhe nga opozita si propozim, nuk ka kaluar pa debate.

Procedurat që do të ndiqen për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, edhe pse kanë mbajtur për orë të tëra anëtarët e Komisionit të Medias me dyer të mbyllura palët, nuk kanë arritur të bien dakord për propozimet e hedhura.

Ndërsa u mësua po ashtu se Ylli Pata një prej kandidatëve për kreun e Bordit të Këshillit Drejtues të RTSH-së është tërhequr.

Në fund të mbledhjes opozita ka kërkuar seancë dëgjimore me ministren e Arsimit Lindita Nikolla për shkarkimet e drejtorëve të shkollave, konkretisht në qarkun e Elbasanit.

Komisioni i Medias vendosi po ashtu të thellojë bashkëpunimin me komisionin homolog të Kosovës.

Share This Video


Download

  
Report form