LEZHE- Pallati i Kulturës në Lezhë ka nevojë emergjente për ndërhyrje. Alarmi është dhënë nga përgjegjësi i këtij institucioni Mark Gjoka, i cili thotë se sistemi i ngrohjes e ftohjes, ndriçimi, fonia, rikonstruksioni i godinës dhe sallave, mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për Pallatin e Kulturës në Lezhë.
Muret janë të çara dhe të veshura me lagështirë, duke e bërë të pamundur realizimin e aktiviteteve artistike.
Gjoka bën apel për rikonstruksionin e godinës jo vetëm për institucionet vendore e qendrore, por edhe për biznesin.