Furgoni bie në greminë, humbin jetën 6 pasagjerë

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Gjashtë viktima është bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në aksin Kukës-Shishtavec, në Shqipëri. Një furgon i linjës me 13 pasagjerë doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë më shumë se 100 metra të thellë. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur ura e Topojanit. Dy helikopterë transportuan 4 të plagosurit më rëndë, drejt spitalit Ushtarak të Tiranës. Një burrë tjetër është në spitalin e Kukësit, ndërkohë që së shpejti, urgjencën e Topojanit pritet ta lënë një udhëtar dhe një vajzë vetëm 3 vjeçare, pas vlerësimit të gjendjes së mirë shëndetësore.

"Janë transportuar në gjendje të rëndë në spital për ndihmë më të kualifikuar, me dëmtime në kokë, fraktura dhe hemorragji të brendshme. Njëri, sidomos ai që është transportuar me helikopter është në gjendje shumë të rëndë", tha Mustaf Mustafa, Mjek kirurg në spitalin e Kokësit.

"Në spitalin këtu ku jemi sot, në Qendrën Kombëtare të Traumës kanë mbërritur një person me helikopter dhe, me ambulancë tre persona të tjerë. Janë katër persona gjithsej. Dy janë në gjendje shumë të rëndë. Dy janë në gjendje më të mirë. Unë erdha këtu për të parë nëse do të kishte nevoja të tjera. Spitali është i gatshëm dhe ka të gjithë bazën materiale por edhe gjithë ekipin e mjekëve në dispozicion, për t'u përpjekur për t'u dhënë ndihmën më të mirë, sidomos dy personave që janë në gjendje të rëndë", tha Klodjan Rrjepas, Zv/Ministër i Shëndetësisë.

Sipas policisë, tre prej pasagjerëve kishin gjetur vdekjen e menjëhershme në vendngjarje, mes të cilëve edhe shoferi, ndërsa tre të tjerë vdiqën në urgjencën e Kukësit, ku ishin dërguar në kushte të rënda. Mjekët theksuan se një pre viktimave, ishte shtatzënë. Të dhënat flasin se shkak i tragjedisë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Menjëherë pas rrëzimin të furgonit në greminë, banorët e rajonit kanë ndërhyrë në çlirimin e udhëtarëve dhe viktimave, nga mbetjet e thyera të mjetit udhëtues. Tragjedia është pikasur nga roja e njërit prej hidrocentraleve aty pranë. Sipas dëshmisë së tij, furgoni është përplasur disa herë nëpër shkëmbinj për shkak të terrenit shumë të thyer. Admior Qose

Share This Video


Download

  
Report form