A1 Report - Kukes, aksident tragjik, furgoni bie ne humnere, 6 te vdekur

Report TV 2015-08-21

Views 8

Një defekt teknik në sistemin xhenerik të automjetit dyshohet të jetë shkaku i aksidentit tragjik, në afërsi të Topojanit në Kukës, që i mori jetën 6 personave dhe plagosi rëndë 4 persona të tjerë.

Dyshimet parapke janë për daljen e kokës së zbarës që lidh grupin e drejtimit të mjetit me gomën, dhe kjo ka shkaktuar daljen e furgonit me AA870 FY dhe rrëzimin në rrëpirën mbi 50 metra të lartë.

Në vendin e ngjarjes krahas grupit të hetimit të drejtorisë së Policisë së Kukësit janë dërguar dy ekspertë hetues të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si edhe një ekspert autoteknik privat i kontraktuar nga Prokuroria.

Nga pamjet e publikuara nga A1Report duken dëmtimet e shumta të furgonit, të cilit nuk i kishte mbetur asnjë vend i pagoditur nga rrëzimi dhe rrotullimet derisa ka përfunduar në vendin që duket në këto pamje.

Sipas burimeve pranë grupit të hetimit vendi ku ka dalë automjeti nga rruga ka qenë i drejtë dhe nuk ka patur mundësi që në kushte normale automjeti të dalë nga karrexhata.

Për më tepër që në automjet drejtuesi kishte edhe vëllanë dhe kunatën në muajin e katër të shtatëzanisë dhe nuk besohet që në këto rrethana të ecte shpejt apo të kryente manovrime të pamenduara mirë duke shtuar elementët që mbështetin pistën e një defekti teknik të mjetit si shkak për aksidentin.

Share This Video


Download

  
Report form