Rruga Drejt, Osmani: Refuzimi i idesë komplikon skenën politike

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

BDI-ja këmbëngul tek ideja e kandidatit konsensual dhe është e gatshme të presë deri në sekondën e fundit, për një përgjigje pozitive nga VMRO-ja. Nga partia e Ahmetit thonë se mospërfillja e kësaj ideje nga ana e VMRO-DPMNE-së mund të fut vendin në krizë politike. Edhe pse për BDI-në koha dikton president konsesual, nga ana tjetër, partia shqiptare nuk ka ndonjë instrument kushtëzimi ndaj partnerit të saj.

"Ne kemi theksuar se dështimi i marrëveshjes për kandidat konsensual do të komplikojë skenën politike, epilogun e së cilës nuk e dimë se cili do të jetë, se si do të sillen partitë politike, kur në opinion do të del vendimi se partitë politike janë kundër që kryetari i shtetit të shpreh edhe vullnetin e shqiptarëve, ajo do të ndërroj mjaftë punë tek shqiptarët dhe atëherë nuk e dimë se si do të pozicionohen partitë politike, andaj ne futëm edhe si alternativë e 5 eventualisht zgjedhjet e parakohshme", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Edhe nga LSDM-ja, Oliver Spasovski deklaroi se është koha e fundit që qytetarët e Maqedonisë të mos zhvlerësohen dhe nënçmohen por t'u ofrohet një kandidat presidencial me vizon, i cili do të përfaqësoj si qytetarët ashtu edhe vendin me dinjitet.

"Ne e kemi thënë qëndrimin e LSDM-së, maksimalisht jemi të përqendruar në gjetjen e një kandidatit, ndaj të cilit qytetarët e Maqedonisë, maqedonasit, shqiptarët, serbët, boshnjakët, vllehtë dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Maqedoni, se mund të mbështetet në një njeri dhe në një autoritet, diçka që ka munguar... Njeri që do të ketë vizion të qartë, jo të përhap euro-skepticizëm, por përkundrazi të shkelë fortë në rrugën e Bashkimit Evropian dhe NATO-së", deklaroi Oliver Spasovski, sekretar gjeneral i LSDM-së.

Nga BDI-ja thonë se kartë në këto zgjedhje është edhe bojkoti i mundshëm i tyre, në rast se ideja për kandidat presidencial konsensual nuk merret në konsideratë.

"Gjitha aspektet janë në tavolinë... Çdo kryetar i ardhshëm i Maqedonisë i cili nuk do të ketë vullnetin e shqiptarëve do të jetë kryetar jo legjitim. Ai mund të jetë legal po do të jetë jo-legjitim. E në këto kushte, në Maqedoni të kemi një kryetar jo-legjitim. Është një dridhje serioze për shoqërinë në Maqedoni", u shpreh Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Komentet u bënë në emisionin e mbrëmshëm 'Rruga drejt...' ku krahas zgjedhjeve presidenciale u prek edhe çështja e integrimit të vendit në BE dhe NATO. Faji për ngecjet iu adresua totalisht kryeministrit Nikolla Gruevski. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form