A1 Report - Mamografia në spitalin e Vlorës prej tre vjetësh jashtë funksionit

Report TV 2015-08-21

Views 5

VLORË- Prej gati tre vitesh, mamografia në spitalin rajonal të Vlorës është jashtë funksionit, kjo për arsye se mungojnë filmat dixhitalë që nevojiten për kryerjen e vizitave.

Sipas mjekut radiolog, Egli Veliu ka rreth 1200 pacientë në qytetin e Vlorës, që vijnë për të kryer vizita gjatë një periudhe një vjeçare.

Sipas Veliut nevojitjen rreth 5 000 filma dixhitalë në vit, gjë që prej më shumë se tre vitesh nuk është mundësuar.

"Ky është një problem serioz, pasi në qytetin e Vlorës shkojnë për të kryer vizitë rreth katër gra në ditë. Por kjo gjë nuk mund të realizohet, pasi mungojnë filmat që vihet në punë aparatura emamografisë".

Mjeku radiolog shpjegon se "gratë janë të detyruara, që mamografinë ta bëjnë në Tiranë".

Ai bëri të ditur se ky shqetësim është paraqitur edhe në Drejtorinë e Spitalit Rajonal të Vlorës.

"Mbetet që të zgjidhet në mënyrë të shpejtë ky problem, pasi përbën rrezik serioz për jetën e pacienteve, të cilat nuk kanë mundësi për të kryer këtë ekzaminim", thekson Veliu.
Mamografia në spitalin e Vlorës ka mbërritur që prej vitit 2008, por ajo punoi vetëm për disa vite.

Share This Video


Download

  
Report form