TIRANE- Zjarri që ra mbrëmjen e djeshme në burgun e Rrogozhinës është i qëllimshëm. Policia e Kavajës ka rrëzuar pretendimin e parë të Drejtorisë së Përgjitshme të Burgjeve që zjarri mund të ishte aksidental nga një cigare.
Sipas policisë së Kavajës, nga këqyrja e kamerave rezulton se zjarrëvënësit në qelitë e burgut janë dy të dënuarit Ledion Gjoka dhe Jurgen Muçelliu.
Të njëjtat burime siguruan se nuk kemi të bëjmë me një tentativë arratisjeje, por më tepër me një shfryrje inati pas një zënke.
Si pasojë e zjarrit u plagosën dhe u lënduan mbi 35 të dënuar dhe të paraburgosur, nga të cilët 3 u dërguan për ndihmë të specializuar mjekësore në repartin e Djegie plastikës në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.
NE QSUT 3 TE BURGOSUR
50-vjeçari Arjan Habibaj ndodhet në spitalin e djegieve në QSUT, ku gjatë natës janë dërguar edhe 2 të dënuar të tjerë, Ilir Ndoni 26 vjeç, si edhe një 25-vjeçar i dënuar i cili nuk është regjistruar për shkak të qëndrimit të pakët të tij, pasi nuk kishte dëmtime serioze. Në spitalin e Rrogozhinës janë trajtuar me ndihmën e parë, dhe më pas janë larguar 20 të dënuar, ndërsa në spitalin e Kavajës, deri në mesditën e sotme vijonin të trajtoheshin me mjekim 17 të bugosur.
ORA 11:00 ZJARRI NE BURGUN E RROGOZHINS, SHKAK NJE CIGARE
Një cigare e harruar ndezur nga një prej të dënuarve dyshohet se është shkaku i zjarrit që mbrëmjen e djeshme përfshiu burgun e Rrogozhinës
Dyshohet se zjarri ka rënë në qelinë e të burgosurit Arjan Habibaj, i cili pritej të lirohej nga burgu në 14 shkurt të këtij viti.
Burime nga A1 Report thanë se fillimisht flakët kanë përfshirë dyshekun prej sfungjeri të shtratit të tij.
50-vjeçari nga Fieri është edhe personi që është më rëndë nga 12 të dënuarit që pësuan plagë nga djegiet dhe patën probleme serioze respiratore.
Ai ndodhet në spitalin e djegieve në QSUT, ku gjatë natës janë dërguar edhe 2 të dënuar të tjerë, Ilir Ndoni 26 vjeç, si edhe një 25-vjeçar i dënuar i cili nuk është regjistruar për shkak të qëndrimit të pakët të tij, pasi nuk kishte dëmtime serioze.
Zjarri mbrëmë në burgun e Rrogozhinës dëmtoi dy qeli, ndërkohë sipas burimeve të A1Report janë transferuar mbi 100 të dënuar, por shifra ende nuk është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cila jep informacione të rezervuara.