Analistët: Parashikimi i CIA-s, alarm për institucionet

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Paralajmërimet e Inteligjencës amerikane për sigurinë në vend, paraqesin kambanë alarmi për politik-bërjen në Maqedoni. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare sugjerojnë që institucionet t'i marrin seriozisht mesazhet që vijnë nga SHBA-të, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mundshëm të krizës në vend. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Xhejms Klepër e cilësoi Maqedoninë si një vend eksploziv në Ballkan, madje se vendi rrezikon të përfshihet në kriza të reja si pasojë e politikave nacionaliste të pushtetit aktual.

"Është e arsyeshme të mendohet dhe pritet se mund të ndodhte ndonjë konflikt i cili në fillim mund të jetë politik, por ashtu si po e zhvillon politikën ky kryeministër, mund që konflikti të marrë edhe përmasa më të rrezikshme dhe në raste të tilla duhet shqiptarët të jetë më preventive në kontakt me faktorin ndërkombëtare, ta detonizon nga pushteti Nikolla Gurevskin që mos t'i jap shans dhe mundësi që ta sjell vendin drejt konflikt dhe ta largon nga opsioni euro-atlantik", tha Ismet Ramadani, Këshilli Euro-Atlantik.

Ramadani sugjeron që forca politika shqiptare, për aq kohë sa ka instrumentin politik në dorë, të ndikojë në ndërrimin e partnerit maqedonas me të cilin do të bashkëqeverisë; një forcë politike maqedonase e orientuar nga NATO-ja dhe BE-ja, që ka mirëkuptim ndaj aspiratave shqiptare. Nga ana tjetër, ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, thotë se nuk ka vend për panik por megjithatë, ka nevojë për hapa seriozë ndaj zgjidhjes së problemeve.

"Ajo që të shqetëson lidhur me këtë vlerësim është se Maqedonia zuri vendin që la Kosova dhe Bosnja, ku ka mundësi të paraqitjes së një spiraleje destabilizimesh, madje në bazë të disa parametrave, tensioneve ndëretnike, populzimit etnik të pushtetit, krimit të organizuar, tensioneve me Greqinë dhe mos zgjidhja e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë si dhe faktorët socialë, sikurse papunësia dhe varfëria. Të gjitha këto elemente janë indikatorë të krizës dhe në kushte të stresi më të madh ndëretnik apo social, mund të destabilizojnë shtetin dhe të jenë shkak për përforcimin e kësaj spiraleje të destabilizimit siç ishte rasti në vitin 2001", u shpreh Nano Ruzhin, ish ambasador në NATO.

Sipas Ruzhinit, Maqedonia ka nevojë për një demokratizimin etnik dhe politik, shoshitje të mosmarrëveshjeve me fqinjët, t'i japë fund punësimeve partiake dhe politike, dhe paratë të destinohen në një dimension social në vend të ndërtimit të përmendoreve që nuk kanë asnjë vlerë dhe që thellojnë hendekun mes bashkësive etnike. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form