A1 Report - Kuvendi rrëzon dy dekretet e Nishanit për Gjykatën e Lartë

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANË - Kuvendi ka rrëzuar dy dekret e presidenti Bujar Nishani për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Deputetët kanë votuar kundër emërimit të Gjovalin Përnocajt dhe Petrit Çenos si anëtarë të këtë institucion.

Me 44 vota 77 kundër dhe 2 abstenime, deputetët kanë rrëzuar emërimin e Petrit Çenos si anëtar të Gjykatës së Lartë. Dy deputetët që abstenuan për këtë kandidaturë janë Spartak Braho dhe Monika Kryemadhi.

Ndërkaq me 39 pro 75 kundër, Kuvendi ka vendosur që të rrëzojë edhe kandidaturën tjetër të propozuar nga Nishani për Gjykatën e Lartë, atë të Gjovalin Përnocajt.

Këto dy kandidatura u rrëzuan edhe në Komisionin e Ligjeve me 16 vota të deputetëve të mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës lëshuan akuza ndaj qeverisë.

Share This Video


Download

  
Report form