A1 Report - I shiti 500 ton tritol firmes se Babasit, tjeter padi ndaj Imamit

Report TV 2015-08-21

Views 8

TIRANË -Një tjetër padi është bërë ndaj ish-ministri të Mbrojtes Arben Imami, pasi akuzohet se i ka shitur 500 ton tritol shoqërisë "BABASI COO shpk", që është nën pronësinë e ish-deputeti të PD-së, Ndriçim Babasi, duke bërë disa shkelje.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se, pjesë e kallëzimit edhe ish-drejtori i Uzinës së Mjekësit Daniel Karanxha. Dëmi financiar i tenderave arrin deri në 1.2 milion euro.

PADIA E PLOTE E MINISTRISE SE MBROJTJES NDAJ ARBEN IMAMIT:
Uzina e Mjekësit, me urdhër të Arben Imamit, ka realizuar shitjen e një sasie prej 500 ton TNT, bazuar në kontratën e shitjes Nr. 182 datë 21.05.2013 me blerës shoqërinë "BABASI COO shpk", që është nën pronësinë e ish-deputeti të PD-së, Ndriçim Babasi. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë konstatuar shkeljet dhe mangësitë si vijon:

- Kontrata është lidhur përpara se blerësi të pajisej me autorizim nga AKSHE për transferim ndërkombëtar të mallrave ushtarake, në shkelje të pikës 8 të udhëzimit nr. 4, datë 07.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave dhe strukturave për shitjen e artikujve të dalë jashtë përdorimit e armatimit të FA që janë kategorizuar për përdorim ushtarak...."

- Kontrata është lidhur pa marrë miratimin e Ministrisë së Mbrojtjes, në shkelje të pikës 11 të udhëzimit nr. 4, datë 07.05.2010.

- Është shkelur pika 4 e udhëzimit nr. 4, datë 07.05.2010, sipas të cilës, ULP Mjekës nuk është e specializuar për të realizuar eksporte, por kjo procedurë duhej të kryhej nga ndërmarrja "MEICO".

- Kompensimi me mall i një detyrimi në para, rrjedhojë e procesit të demontimit, bie në kundërshtim me VKM nr 432 datë 26.06.2006 si dhe të udhëzimit të përbashkët të MM me MF nr. 2, datë 06.02.2012, sipas të cilit të ardhurat me para duhet të kalojnë në buxhet.

- Çmimi prej 450 USD/ton është përcaktuar vetëm mbi bazën e kërkesës së blerësit (firma Babasi Coo shpk), pa bërë testimin e tregut, pa përcaktuar specifikimet teknike dhe pa një vendim për përzgjedhjen e ofertës më të mirë.

- Çmimi i shitjes prej 600 USD i aplikuar nga firma Babasi Coo shpk, për blerësin në Bullgari, pa bërë asnjë përpunim të mëtejshëm të mallit, ka favorizuar blerësin, gjë të cilën shumë mirë mund ta realizonte ndërmarrja Meico.

Për veprimet e mësipërme në kundërshtim me ligjin mbajnë përgjegjësi Arben Imami, ish- Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Daniel Karanxha, ish-Drejtor i ULP Mjekës, Ministria e Mbrojtjes.

Share This Video


Download

  
Report form