A1 Report - "Gjeneva 2", deshton marreveshja regjim-opozite siriane per Homs

Report TV 2015-08-21

Views 0

GJENEVE - Dështon marrëveshja e `Gjeneva 2` për evakuimin e grave dhe fëmijëve nga qyteti sirian Homs, duke mos bërë të mundur zgjidhjen e një lufte civile në këtë pjesë të Sirisë. Pjesëmarrësit e dy delegacioneve që marrin pjesë në Konferencën e Paqes, nuk kanë arritur të bien dakort për të qetësuar situatën.

Në ditën e tretë të takimeve, Konferenca e Paqes për Sirinë Gjeneva 2 është në ngërç. Regjimi i Assad-it ka paralizuar negociatat me një deklaratë në të cilën nuk flitet për një qeveri tranzicioni, por ky dokument është refuzuar nga opozita siriane, e cila kërkon me çdo kush daljen nga skena të presidentit Bashar al Assad.

Por në fakt regjimi dhe opozita siriane nuk arritën në një marrëveshje të përbashkët, as për të evakuuar më të dobtit dhe të plagosurit nga qyteti i Homs, qyteti që mbahet nën kontroll prej gjashtë muajsh, në kuadër të luftës civile që zgjat tashmë që prej tre vitesh në Siri.

Më herët u deklarua se ndërmjetësi i OKB-së Lakhdar Brahimi kishte arritur të merrte një premtim nga regjimi sirian, për zgjidhjen e kësaj çështje.

Për këtë gjë edhe zëvendësministri i jashtëm sirian Faisal al-Mikdad, kishte konfirmuar në një konferencë për shtyp se nëse terroristët e Homs-it do u lejojnë grave dhe fëmijëve të lënë qendrën e qytetit, regjimi do i lejojnte ata të largoheshin menjëherë dhe jo vetëm kaq, por do u ofronte edhe ushqime dhe kura mjekësore të ndihmës së shpejtë.

Ndërkohë, ndërmjetësi i OKB-së Lakhdar Brahimi e ka ndërprerë takimin dhe do të bëjë takime të ndara me opozitën dhe pjesëtarët e delegacionit të regjimit sirian.

Share This Video


Download

  
Report form