A1 Report - Ukrainë, protestuesit marrin nën kontroll Ministrinë e Drejtësisë

Report TV 2015-08-21

Views 1

KIEV - Protestuesit në kryeqytetin e Ukrainës kanë marrë gjatë ditës së dielë, kontrollin e Ministrisë së Drejtësisë pranë sheshit Pavarësia.

Grupi aktivist i quajtur "Qëllimi i Përbashkët" mori përgjegjësinë e kësaj mësymjeje, duke postuar dhe një mesazh në rrjetin social "Facebook". Mediat ukrainase raportojnë se asnjë person nuk u plagos gjatë marrjes së kontrollit të ministrisë.

Ndërkohë Ministrja e Drejtësisë, Elena Lukash tha se do të kërkonte shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse protestuesit nuk largoheshin nga ndërtesa e institucionit.

Sipas agjensisë së lajmeve AFP, protestuesit nuk hasën rezistencë në momentin që hynë në ministri. Grupi aktivist "'Qëllimi i Përbashkët" është i njëjti grup i cili më herët mori kontrollin e Ministrive të Energjitikës dhe Bujqësisë. Në godinën e ministrisë së Drejtësisë ishte dhe lideri i partisë opozitare UDAR, Vitali Klitschko.

Dita e dielë filloi me një armëpushim ndërmjet palëve, ku protestuesit përforcuan barrikadat dhe vajtuan protestuesin e vdekur gjatë përleshjeve, pak ditë më parë. Demonstratat u anulluan për të lejuar zhvillimin e funeralit të të ndjerit.

Share This Video


Download

  
Report form