Llatinovski premton rrugën dhe shkollën në Vizbeg

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Pas alarmimit të situatës nga ALSAT M për gjendjen e vështirë të rrugëve në lagjen Vizbeg, kryetari i Komunës së Butelit Petre Latinovski hodhi poshtë akuzat e banorëve për investime selektive nga Komuna që ai drejton. Latinovski tha se ka takuar banorët e Vizbegut dhe se shumë shpejtë do të përgatitet projekt për ndërtimin e rrugëve për çka ankoheshin qytetarët.

"Të hënën do të vijnë që të bëjnë projekte për këtë rrugë. Shpresoj që do të gjejmë mjete dhe do tua zgjedhim këtë çështje qytetarëve. Qytetarët ishin para disa ditësh në kabinetin e kryetarit dhe mendoj se u morëm vesh", u shpreh Petre Llatinovski, kryetar i komunës së Butelit.

Por përpos rrugëve, banorët e lagjes Vizbeg tashmë një kohë të gjatë kërkojnë edhe ndërtimin e një shkolle fillore. Ndërsa për ngecjet në këtë aspekt Latinovski u arsyetua në ligjin për planifikim hapësinor.

"Kemi një problem me ndryshimet e ligjit për planifikim hapësinor dhe për këtë shkak u bë një ngecje e vogël. Shpresojmë se deri në muajin e ardhshëm edhe ky problem do të tejkalohet", tha Petre Llatinovski, kryetar i komunës së Butelit.

Deri sa të ndërtohet shkolla e Vizbegut, nxënësit e kësaj lagje duhet që për çdo ditë të ecin në këmbë rreth 3 kilometra që mësimin ta ndjekin në Shuto Orizarë. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS