VMRO - LSDM, vazhdojnë të përplasen rreth aferave

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Kanë vazhduar publikimet e skandaleve. Kësaj radhe VMRO DPMNE-ja ka lëshuar akuza në adresë të liderit të opozitës Zoran Zaev. Boprçe Stamov nga partia e Gruevski akuzoi Zaevin se ka ndarë rreth 500 mijë euro familjarëve të tij. Për këtë qëllim ata kërkuan që Zaev të publikoj në tërësi dokumentacionin e tenderimit.

"Kompania Zovi Promet ka marr rreth 500 mijë euro vetëm për furnizime të prodhimeve ushqimore, mjete higjienike dhe pako të vitit të ri. Sikur nuk ekzistojnë kompani tjera në Strumicë apo Maqedoni që mund ta realizojnë këtë furnizim dhe duhej kjo të bëhej përmes kompanisë së babait dhe xhaxhait të Zoran Zaev", tha Borçe Stamov, VMRO-DPMNE.

LSDM nga ana tjetër sot publikoi një skandal tjetër. Bëhet fjalë për fshehjen e banesës së deputetes Sillvana Boneva në Shkup e cila nuk figuron në listën anketuese.

"Ja çfarë mungon në listën anketuese të deputetes së VMRO-DPMNE. Kjo është ajo që Sillvana Boneva fsheh nga Komisioni anti-korrupsion dhe opinioni. Banesë në qendër të Shkupit me vlerë prej rreth 180 mijë euro...Kjo është VMRO-DPMNE-ja e " ndershme" i nderuar kryeministër Nikolla Gruevski?", u shpreh Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Derisa dy partitë më të mëdha përmes skandaleve të reja shpërqendrojnë vëmendjen nga rasti Taleska, VMRO-Popullore theksoi se VMRO-DPMNE për blerjen e mediave paguan nga 15 milion euro në vit.

"Doli në pah që pushteti nuk ka turp që të korruptojë media të caktuara në Maqedoni. Pronarët dhe një pjesë e gazetarëve në ato media po gjinden mirë në këtë proces. Ka fakte që Qeveria harxhon çdo vit nga 15 milion euro për publicitet media", tha Lupço Georgievski, VMRO-Popullore.

Nga transaksionet e publikuara nga ana e LSDM-së, vetëm në 7 ditë në llogarinë e TV Sitel janë derdhur 1 milion euro. Nga VMRO-DPMNE pranuan në heshtje këtë gjë duke i kujtuar LSDM-së se të njëjtën gjë kishte bërë me mediat e Ramkovskit kohë më parë. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form