A1 Report - FRD, Topi: Qytetaret e kane zbardhur 21 janarin tek Berisha monstruoz

Report TV 2015-08-21

Views 0

Fryma e Re Demokratike ka mbledhur kryesinë e saj. Duke folur në këtë mbledhje, kreu i FRD-së, Bamir Topi është ndalur në kuptimin e ditës së sotme, duke analizuar 21 janarin e vitit 2011, kur ai ishte në krye të vendit si President dhe duke krahasuar me çfarë është bërë për këtë ngjarje për tre vite rresht.

Topi ka akuzuar politikën për moszbardhjen e kësaj çështjeje. "Moszbardhja e asaj që ka ndodhur në 21 janar po kthehet në ritual të papranueshëm. Sa herë që vjen 21 janari ka disa prononcime që arrijnë kulminacione që shuhen në 22 janar. Kjo është totalisht e papranueshme. Ka qenë politika që prodhoi 21 janarin dhe është po politika që nuk do ta zbardhë", tha Topi.

Me akuza të ashpra ai ka sulmuar ish-kryeministrin Berisha, duke lënë të nënkuptohet se ai ka urdhëruar vrasjet e 21 janarit, por pavarësisht kësaj "nuk ka turp për atë që ka bërë dhe ende e ka gojën hapur. "Kush urdhëroi, në c'mënyrë urdhëroi se nuk janë urdhëruar thjesht forcat e Gardës, por edhe mjekët? Mbi ç'baza u hodhën akuzat?", pyet ish-presidenti.

Sipas tij, "njeriu më i ekspozuar është ai që nuk i vuri fre gojës dhe është ende me gojë të hapur duke akuzuar të tjerët. Dhe sa kohë do ketë njerëz të emëruar politikisht në sistemin e drejtësisë, krejtësisht në gjyqësor, ai dhe të tjerë të implikuar do vazhdojnë të flasin pa i ardhur turp për atë që kanë bërë, që kanë fshirë edhe serverin", tha Topi. Sipas Topit, 21 janarin, atë që nuk e zbardh politika, drejtësia, e kanë zbardhur qytetarët, se ata arrijnë të krahasojnë atë sjellje monstruoze të ish-kryeministrit.

Share This Video


Download

  
Report form