Heshtje në Ministrinë e Kulturës, e cila është kompetente për vendimet që diktojnë se një pjesë e të ardhurave të përgjithshme vjetore të televizioneve private duhet të përfundojnë në arkën e Agjencisë shtetërore të filmit. Alsat M tenton prej ditësh të marrë përgjigje nga Ministria nëse ka qëllim të heqë dorë nga ky vendim, dhe në bazë të cilave argumente e analiza kërkon ndarjen e 0.9 % të të ardhurave të televizionit, për Agjencinë e Filmit. Deri tani, asnjë përgjigje. Që të tregohet konstruktive, qeveria vendosi me amendament që të ndryshonte vendimin fillestar, dhe në vend të 1.1% të të ardhurave, propozon që televizioneve t'u merret 0.9%. Bëhet fjalë për një ulje të parëndësishme. Amendamenti, me këtë propozim, tashmë gjendet në Kuvend, dhe me siguri nesër do të vendoset në Komisionin amë të Kulturës. Megjithatë, sipas informatave të Alsat M, BDI-ja nuk pajtohet aspak me propozimin. Pritet të kërkohet mënyrë për uljen e përqindjes që duhet të ndajnë televizionet për zhvillim të veprimtarisë filmike. Nëse mbetet vendimi aktual, ai do të përbëjë një goditje serioze mbi punën dhe stabilitetin financiar të mediave. Natasha Stojanovska