Tre vjet pas vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar, edhe godina e kryeministrisë ka ndryshuar tërësisht pamje.
Muri rrethues me kangjella hekuri është hequr dhe tashmë godina e kryeministrisë është bërë një ambient i hapur për të gjithë qytetarët.
Po ashtu në bulevard janë vendosur katër pllakata bronzi, pikërisht në vendet ku u vranë protestuesit, në shenjë nderimi për ta