A1 Report - Vrasja e biznesmenit te kromit vihet ne pranga kusheriri i tij

Report TV 2015-08-21

Views 6

TIRANE- Forcat e policisë së komisariatit nr 4 kanë arrestuar një person i cili dyshohet se është përfshirë në vrasjen e biznesmenit të kromit Hasan Talja mbrëmjen e 17 janarit 2014.

Në pranga është vënë Gjin Nika nga Bulqiza. Arrestimi i tij është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë disa tuneleve të ushtrisë në periferi të Tiranës.

Sipas policisë Nika është i afërm i viktimës dhe ishte shpallur në kërkim edhe për një ngjarje tjetër kriminale.

Policia ka dyshime dhe informacione operative që Nika është i përfshirë në këtë vrasje, ndërsa urdhri i kërkimit i mëparshëm ka mjaftuar për ta siguruar në qeli, deri në dokumentin e plotë të dyshimeve.

Burimet policore thanë se Nika, është gjithashtu i dyshuar për vrasjen e një tjetër biznesmeni të kromit, Qerim Markut, i cili u ekzekutua në shtator në Bulqizë.

Nika pritet të merret në pyetje nga prokurorët dhe oficerët e hetimit të vrasjeve në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në momentin e arrestimit, Nika mësohet se nuk ka pranuar asnjë prej këtyre akuzave, ndërsa i takon prokurorisë të gjejë provat që e implikojnë apo rrëzojnë dyshimet e policisë.
42 vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e 17 janarit, pranë shtëpisë së tij në rrugën "Mihal Grameno".

Paraprakisht mësohet se viktima kishte në pronësi disa biznese në vendlindjen e tij, në Bulqizë, mes tyre dhe disa galeri miniere. Vëllai i tij, Sabah Talja është arrestuar nga policia në qershor të vitit 2012, pasi iu gjetën në makinë rreth 300 kg tritol, që dyshohet se do të përdorej për shpërthimet në zonën D të minierës së Bulqizës.

Policia dyshon se vrasja e ndodhur në Tiranë ka lidhje me ekzekutimin e 20 prillit të 2013 në Bulqizë, ku mbeti i vrarë Shefqet Shehu dhe u plagos vëllai i tij, Vehabi. Sipas të njëjtit burim ngjarjet lidhjen me larjen e hesapeve mes grupeve që menaxhojnë minierët e kromit në Bulqizë.

Share This Video


Download

  
Report form