Opozita parlamentare 'Ligjin për ndërtim' e ka cilësuar si ligjin më fashist të miratuar ndonjëherë në Kuvendin e Maqedonisë. Deputeti i LSDM-së Jani Makraduli tha se ngrejë iniciativë për shfuqizimin e tij pranë Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa deputeti i PDSH-së Gazmend Aliji, u shpreh se ligji është në kundërshtim me kushtetutën dhe cenon privatësinë e qytetarëve.
"Kur kjo çmenduri kriminale e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së do të ndërpritet... Ky ligj është ligji më fashist që është sjell në këtë kuvend. Jashtë kushtetutës, jashtë moralit jashtë parimeve dhe jashtë mendjes së shëndosh të një njeriu", deklaroi Jani Makraduli, LSDM.
"Përveç përfundimit të projektit monoetnik antishqiptar 'Shkupi 2014', hapen e dhe dilema të tjera. Kush garanton nesër se në ndonjë mur të ndonjë objekti, nuk do të vizatohet ndonjë figurë, ndonjë kishë, ndonjë ikonë. Kush garanton se nesër në Muzeun e lirisë nuk do të vizatohet fotografia e Tarçullovskit", tha Gazmend Aliji, PDSH.
"Mund të ndodhë për shembull në objektin e Rexhail Ismailit, kryetar i komisionit për transport dhe lidhje në Kumanovë, Këshilli i Kumanovës të sjell vendim që në fasadën e tij ta vendos figurën e Sllobodan Millosheviqit, dhe kjo do të jetë ligjore", u shpreh Nikollce Acevski, PRSD.
Nga ana tjetër zv/ ministri i transporti Xhelal Bajrami, fjalimet e deputetëve opozitarë i vlerësoi si retorik për përfitimin e poenëve politik.
"Për pamjen e objekteve për banim kolektiv dhe objekteve me karakter publik sjell program vjetor Këshilli i komunës dhe investitori do të duhet secili investitor ti përmbahet programit të cilën paraprakisht e sjell Këshilli komunal", deklaroi Xhelal Bajrami, zv ministër për transport dhe lidhje.
Pro Ligjit votuan 49 deputetë, 12 ishin kundër, kështu me votat e shumicës parlamentare ligji shkon drejtë miratimit final në fazën e dytë. Bedri Rexhallari