A1 Report - Dorëhiqet deputetja e PS Lezhë Delishi: Për arsye shëndetësore

Report TV 2015-08-21

Views 14

LEZHE- Deputetja e Partise Socialiste në qarkun e Lezhës Mejreme Delishi, e cili u betua një muaj më parë në parlament, ka dhënë dorëheqjen. Sipas Delishit ky akt është ndërmarrë pas problemeve shëndetësore që ka patur gjatë kohëve të fundit, duke deklaruar se "e shoh të pamundur angazhimin tim në politikë".

Delishi ka hedhur poshtë zërat se ndaj saj ka patur presione brenda Partisë Socialiste për të dhënë dorëheqjen. duke deklaruar se do jetë pjesë e kësaj force politike.

Mejreme Delishi ishte e 5-ta në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013, ku pas dorëzimit të mandatit të ministres Mimi Kodheli hyri në parlament.

Share This Video


Download

  
Report form