A1 Report - Rusi, grupi islamik kërcënon Lojrat Olimpike: Kemi përgatitur dhuratë

Report TV 2015-08-21

Views 8

RUSI - Lojrat Olimpike, do të jenë të pëgjakshme, kjo është ajo çka deklarohet në videon e një grupi islamik.
Në këtë video të vendosur në internet jepet një mesazh për Presidentin rus Vladimir Putin, ku njëri prej personave në gjuhën ruse është shprehur se kanë një dhuratë për të.
"Kemi përgatitur një dhuratë për ty, ti bëj çfarë di të bësh ti edhe ne do të bëjmë çfarë dimë të bëjmë ne. Kemi përgatitur këtë dhuratë për ty dhe për të gjithë turistët që do të vijnë aty, do të jetë një dhuratë për të gjithë", thuhet në deklaratën e grupit islamik.
Personi vazhdon kërcënimin e tij, ndërkohë që në video shfaqen edhe momente nga përgatitja e eksplozivit dhe mënyra e përdorimit të tij, dhurata që ka përgatitur ky grup për Lojrave Olimpike që do të zhvillohen pas disa ditësh në Sochi të Rusisë. Ata shpjegojnë se kjo gjë bëhet për të marrë hak për të gjithë gjakun mysliman që derdhet çdo ditë në të gjithë botën, në Afghanistan, Somali, Siri dhe vende të tjera.
Gjithashtu, grupi i militantëve islamikë ka pranuar se ata fshihen edhe pas dy atentateve të ndodhur në Vollgograd të Rusisë muajin e kaluar, ku humbën jetën 34 persona.
Dy personat në video quhen Suleiman dhe Abdurakhman, të cilët fshihen pas organizimit të sulmeve në Vollgograd, për llogari të një grupi të njohur me emrin Vilayat Daghestan, në bashkëpunim me një grup të vogël iraken, të quajtur Ansar al- Sunna .
Ndërkohë Presidenti Vladimir Putin, synon një një prestigj politik dhe personal për Lojrat Olimpike, për të treguar se ku ka arritur Rusia pas rënies së Bashkimit Sovietik në vitin 1991 .

Share This Video


Download

  
Report form