Braçe: Të shtetëzohet miniera e Bulqizës,shoqëria merr hiç prej saj

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe propozon shtetëzim të minierës së kromit në Bulqizë. Sipas tij deri tani nje grusht "biznesmenesh" pasurohen, shteti e shoqeria marrin HIC! Madje me keq; shteti e shoqeria vuajne traumen e larjes se hesapeve mes ketij grushti "biznesmenesh"!

Brace shton që "vrasjet ne Bulqize e ne Tirane, kohe pas kohe jane te lidhura me perfitimet maramendese ne kete sektor te ekonomise. Perfitime qe vijne nga lejet koncesionare, cmimi i larte i produktit, evazioni i llahtarshem fiskal!!"

"Ministri i Industrise po ben ne tre muaj me shume sec eshte bere ne 8 vite per te vene rregull ne sektorin e kromit!", mbron ministrin Damian Gjiknuri Braçe, duke shtuar se "ne kushtet e kriminalizimit te thelle, ne kushtet kur çdo perpjekje per rregull thjesht gervisht pasurine shumemilioneshe te kesaj strukture kriminale duhet nje zgjidhje radikale: shtetezim te te gjithe zones minerare te kromit ne rrethin e Bulqizes!"

KOMENTI I PLOTË I ERION BRAÇES NË FACEBOOK:
Krimi ka kapur nje prej sektoreve me fitimprures te ekonomise; industrine e nxjerrjes se kromit!!

Vrasjet ne Bulqize e ne Tirane, kohe pas kohe jane te lidhura me perfitimet maramendese ne kete sektor te ekonomise. Perfitime qe vijne nga lejet koncesionare, cmimi i larte i produktit, evazioni i llahtarshem fiskal!!

Nje grusht "biznesmenesh" pasurohen, shteti e shoqeria marrin HIC! Madje me keq; shteti e shoqeria vuajne traumen e larjes se hesapeve mes ketij grushti "biznesmenesh"!

Ka 8 vjet qe ndodh keshtu dhe STRUKTURA KRIMINALE tani eshte konsoliduar, forcuar, pasuruar aq sa shpesh, gjithnje e me shpesh, flitet per nje dysheme pasurie per cdo "familje" qe kontrollon vrimat apo stoqet e kromit; vlera e permendur eshte mbi 20 milion dollare per secilin!

Kete e kam thene kur kam qene ne opozite; Kete po ju them dhe sot! Ministri i Industrise po ben ne tre muaj me shume sec eshte bere ne 8 vite per te vene rregull ne sektorin e kromit!

Pooor, ne kushtet e kriminalizimit te thelle, ne kushtet kur cdo perpjekje per rregull thjesht gervisht pasurine shumemilioneshe te kesaj strukture kriminale,

Duhet nje zgjidhje radikale: shtetezim te te gjithe zones minerare te kromit ne rrethin e Bulqizes!

Pra kthimin te te gjithe pasurise minerare tek shteti. E di qe do te krijohen probleme sociale per disa jave per shkak se kjo strukture kriminale perdor njerezit ne nevoje per tu mbrojtur. Por kjo eshte e perkohshme dhe shpetim nga krimi!

Nje plan i tere zhvillimi i gjithe zones minerare eshte detyra jone dhe kete duhet te bejme! Jashte krimit dhe larg interesit te tij!

Share This Video


Download

  
Report form