TIRANE- Shembjet e ndërtimeve pa leje po vijojnë edhe në pjesën tjetër të Dhërmiut,ku radhën e ka pasur një objekt 5 katësh në ndërtim si dhe diskua e njohur verore "Havana".
Mjetet e INUK kanë nisur punën për shëmbjen e objektit fillimisht disa katëshe, më pas të shoqëruar dhe nga forca të shumta të policisë së shtetit si dhe efektivëve të FNSH ,janë nisur në drejtim të diskos së njohur "Havana" ku i kanë lënë kohë rreth një orë për të hequr materialet që gjendeshin në të. Efektivë të INUK kanë kryer verifikime të dokumentacionit të të gjithë pronave që gjenden përgjatë bregut të detit ,duke verifikuar të gjitha ato që kanë problem në dokumentacion përvec atyre që nuk kanë asnjë lloj dokumenti.