TIRANE- Presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev nis sot vizitën dy ditore në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Në orën 10:00 u zhvillua ceremonia zyrtare në Presidencë dhe më pas në 10:30 pati një takim tet a tet i dy presidentëve.
Më vonë do të ketë dhe një konferencë të përbashkët shtypi.
Vizita zhvillohet në kuadrin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, dhe në vazhdën e marrëdhenieve të shkëlqyera politike që ekzistojnë midis dy vëndeve.
NISHANI E PLEVNELIEV NE KONFERENCE TE PERBASHKET
Presidenti shprehu mirënjohjen Bullgarisë si një ndër shtetet e para që njohu Kosovën e pavarur.
"Vizita juaj është shprehje e angazhimit për të intensifikuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy shteteve. Shpreh bindjen se do të vazhdojnë të thellohen më tej ndërmjet bashkëpunimit të ngushtë në të mirë të dy popujve tanë miq. Bullgaria konsiderohet si partner tradicional ekonomik dhe u zhvillua rëndësia e thellimit të dialogut. Shprehim gadishmërinë për të rigjallëruar projektin e korridorit 8 dhe në ndërtimin e lidhjes energjetike, dhe implementimin e projektit adriatiko-jonian. Garantova se integrimi ynë europian mbetet parësor"- tha Nishani.
Aktualisht, marrëdhëniet politike midis Shqipërisë me Bullgarinë konsiderohen të shkëlqyera dhe faktor i rëndësishëm për ruajtjen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e muajit qershor 2013, e cila drejtohet nga kryeministri Edi Rama është e vendosur dhe e angazhuar për ti çuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve.