A1 Report - Hollande: Momente te dhimbshme, Per Valerian nuk do te flas sot

Report TV 2015-08-21

Views 1

Presidenti francez François Hollande nuk e ka mohuar lidhjen me aktoren Julie Gayet, por është shprehur se do të flasë për këtë çështje në një tjetër moment.

Këtë gjë, ai e ka deklaruar gjatë një konference për shtyp prej më shumë se 3 orësh dhe përballë 500 gazetarëve, ku përpos çështjeve të tjera të trajtuara, siç ishte mësuar edhe më herët, ai foli edhe për skandalin e disa ditëve më parë, për lidhjen e tij me aktoren Julie Gayet.

Pyetjes, nëse Valérie Trierweiler, është ende zonja e parë e Francës? Hollande u përgjigj, duke thënë se "çdo njeri në jetë, kalon prova të shumta, janë momente të dhimbshme". Ai u shpreh gjithashtu se këtë çështje do e trajtonte në një moment tjetër, pasi nuk është as vendi dhe as momenti, për t`u shprehur.

Pyetja e rradhës nga një gazetar i pranishëm, ishte nëse presidenti francez, do e ndiqte në rrugë ligjore Revistën Closer, revistë e cila zbardhi edhe lidhjen e tij me aktoren dhe nëse do e ndryshojë ligjin për shtypin?

Hollande është përgjigjur se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, por është shumë i indinjuar për këtë çështje. Ai shtoi se respekti për jetën private dhe i dinjitetit të të gjithëve, është principi thelbësor.

Pyetjes, nëse siguria e tij është vënë në rrezik, Hollande iu përgjigj se është i mbrojtur kudo. Gjithashtu, ai nuk ka dashur të jape asnjë detaj tjetër, në lidhje me gjendjen shëndetësore të gazetares Valérie Trierweiler.

Ndërkaq presidenti francez, ka folur edhe për çështje të ekonomisë së vendit të tij dhe BE-së.

Share This Video


Download

  
Report form