A1 Report - Krujë, 15 familje myslimane ndërtojnë kishë për katolikët

Report TV 2015-08-21

Views 3

Toleranca fetare është një virtyt që ka karakterizuar historikisht shqiptarët dhe rasti më I fundit është ndërtimi I një kishe me kontributin e 15 familjeve mYslimane.

Si rrallë herë, në fshatin Derven të rrethit të Krujës banorët e fesë mYslimane kanë kontribuar financiarisht, apo me punë vullnetare ndërtimin e kishës së Shënkollit, e cila sipas tyre po ringrihet për herë të tretë, pas luftrave apo vendimeve për asgjësimin e objekteve fetare në periudhën komuniste.

Banorët që kanë ndihmuar në nngritjen e kësaj kishe shprehen se ky kontribut ka ardhur pasi në këtë fshat nuk ka ezkistuar asnjëherë dallimi fetarë mes muslimanëve dhe katolikëve.


Edhe përfaqësues të kishës katolikë e kanë vlerësuar këtë gjest human në ceremoninë e përurimit të kishës.

"Pa dallim feje, Myslimanë dhe të Krishterë, janë bashkuar vullnetarisht me ne për të ndërtuar Kishën për të cilën u jemi shumë mirënjohës. Ky solidaritet vëllazëror, human e fetar është i veçantë për të gjithë ne dhe Shqipërinë, sepse në të gjithë botën, vetëm Shqipëria ka një fe të përbashkët, Myslimanë dhe të Krishterë", tha Kryetari i Kishës së fshatit Derven, Pashk Cypi.

"U habita kur pashë aq shumë njerëz. Unë mendoja se do jenë 20 veta. Gëzohem gjithashtu që shoh aq shumë fëmijë, sepse Shën Kolli është shenjtori i veçantë i fëmijëv", u shpreh Ipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Gjergji Rondo.

Për ndërtimine kishës së Shënkollit kanë kontribuar banorët e 5 fshtatrave, kryesisht të besimit mulsiman.

Share This Video


Download

  
Report form