Mbledhja e dy qeverive në Prizren, marrëveshje dhe fond për Preshevën

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Prizreni, simboli kombëtar ku u vendosën themelet e para për krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1878, mirëpriti sot edhe një ngjarje tjetër historike, Seancën e përbashkët të qeverive të Tiranës dhe Prishtinës. Dy vendet sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik, si dhe një sërë marrëveshjesh të tjera në sfera të ndryshme. Të dy kryeministrat Thaçi dhe Rama, ngjarjen e sotme e cilësun historike dhe si një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës.

"Kjo mbledhje e dy qeverive tona në këtë vend të shenjtë të zanafillës të Rilindjes Kombëtare Shqiptare është një dëshmi dhe respekt ndaj heronjve tanë të periudhave të ndryshme se mundi, djersa, gjaku i dëshmorëve po respektohet...Por ne nuk jemi këtu sot për të evokuar të kaluarën por për të punuar për të ardhmen. Ne e shohim të kaluarën jo vetëm për kuptuar më shumë realitetin që trashëgojmë por edhe për të mësuar nga lëshimet për t'u kujdesur që ato të mos i ripërsërisim..Qëllimi i këtij takimi do të jetë përshpejtimi i zbatimit të marrëveshjeve të mëhershëm dhe thellimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet hartimit të marrëveshjeve të reja", tha Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi se nisma e sotme ka të bëjë me kontributin e të dy vendeve për integrimin shqiptar dhe rajonal në Evropën e bashkuar si dhe pikënisja e një rrugëtimi të përbashkët institucional për zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës, forcimin e ekonomisë, thellimin e bashkëpunimit, pasurimin e jetës kulturore të dy vendeve. Rama gjithashtu theksoi se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm.

"Nëse mbledhja e përbashkët e të dy qeverive të një kombi të shtrirë në dy shtete bëhet arsyeje trembjeje apo nga ana tjetër inkurajimi për këdo që ka shqetësime në lidhje me vijat kufitare dua ta them kryekreje kthjell dhe fort se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është për ne shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm. Si një vijë që na kujton qoftë pamundësinë e historisë nga njëra anë apo rrupikën heroike që solli krijimin e shtetit të dyte shqiptar nga ana tjetër dhe qoftë dhe detyrimin tonë për t'i qëndruar besë së dhënë atyre pa të cilëve Kosova e lirë dhe e pavarur do të kishte mbetur një ëndërr e përgjakur, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian", tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Dy kryeministrit Thaçi dhe Rama u zotuan se angazhimi i dy qeverive në Prishtinë dhe Tiranë do të jetë edhe për të mbrojtur interesat e të gjithë shqiptarëve jashtë kufijve të dy shteteve shqiptare.

"Në këtu në këtë mbledhje zotohemi jo vetëm që të bëjmë ç'mos për përmirësimin mes qytetarëve të shteteve respektive por do të marrim përsipër edhe për përgjegjësinë historikë që kemi për t'u kujdesur për bashkëkombësit tonë që kemi në rajon si dhe për të forcuar lidhjen me mbarë diasporën. Prandaj sot edhe qytetarët e Kosovës edhe të Shqipërisë, edhe në Tetovë edhe në Preshevë edhe në Ulqin edhe në diasporë e presin me padurim dhe t...

Share This Video


Download

  
Report form