Thaçi: Takimi i dy qeverive shqiptare, marketing politik

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Ndërsa ende nuk ka një iniciativë për një mbledhje të përbashkët midis Maqedonisë me Kosovën dhe Shqipërinë, faktori shqiptarë është shprehur i ndarë lidhur me Seancën e përbashkët të Qeverive të Tiranës dhe Prishtinës në Prizren. Zv/kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi ngjarjen e sotme cilësoi si historike dhe të dobishme për të dy vendet dhe qytetarët e tyre. Por kreu i PDSH-së Menduh Thaçi nga ana tjetër shprehu indinjatën për anashkalimin siç tha të shqiptarëve të Maqedonisë duke e cilësuar ngjarjen si marketing politik.

"Ka një karakter historik dhe ka simbolikën e vet..kanë shumë nevoja reciproke sa i përket bashkëpunimit kulturor, institucional që është një lidhje e natyrshme kombëtare janë edhe interesant e tjera sa i përket fushës së energjetikës,m tregtisë...Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar dhe është deklaruar që me të gjitha shtetet fqinjë të mbajë mbledhje të përbashkëta duke menduar se ajo do t'i afrojë më afër qeveritë dhe popujt", deklaroi Musa Xhaferri, zv/kryeministër.

"Marketing i thjeshtë i Hashimit dhe Ramës, ska asgjë serioze aty. Një milion herë përmenden shqiptarët e Preshevës, që janë të rëndësishëm por janë 30-40 mijë asnjëherë nuk përmenden shqiptarët e Maqedonisë që janë të rëndësishëm dhe janë 1 milion", tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Nga ana tjetër kryetar i 'Dinjitetit' Stojanço Angellov, seancën e përbashkët të Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës e cilësoi si pjesë e projektit për Shqipëri të Madhe dhe të dëmshme për maqedonasit.

"Jo rastësisht kjo seancë e përbashkët e të dyja qeverive e inicion kryeministri i Shqipërisë në zyrën e të cilit qëndron harta e Shqipërisë së Madhe, kryeministër i cili nuk njeh Maqedoninë nën emrin kushtetues, kryeministër i cili e veçon komunën e Liqenasit. Dinjiteti i bën thirrje popullit maqedonas të kërkojë përgjigje dhe përgjegjësi autoriteteve maqedonase edhe të VMRO DPMNE-së dhe të mëhershmes LSDM të ndalojnë ti shërbejnë kauzës për Shqipëri të Madhe në dëm të interesave kombëtare maqedonase", u shpreh Stojanço Angellov, kryetar i Dinjitetit.

Maqedonia nga ana tjetër Seanca të përbashkëta ndërqeveritare ka pasur me Serbinë dhe Bullgarinë. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form