Studeniçan: Kultivuesit e duhanit protestojnë për çmimin e blerjes

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Banorët e Studeniçanit të Shkupit janë të revoltuar pasi kanë frikë se duhani këtë vit do tu kalbet në bodrumet dhe tavanet e tyre. Ata ankohen për ofertën me çmime të ulëta dhe blerje të ngadalshme. Këto dy arsye mund të shpien që banorët, ose të shohin duhanin të kalbet, ose të detyrohen ta shesin atë në rrugë.

Nga ana tjetër, kultivuesit thonë se çmimi me të cilin shesin duhanin është joreal; disave u vlerësohet me kategori më të ulët nga ajo që është reale.

Pothuajse të gjithë banorët e Studeniçanit e sigurojnë ekzistencën nga kultivimi i duhanit.

Tani me këtë problem nuk ballafaqohen vetëm ata që nuk kanë kontrata për blerje, por edhe ata që kanë nënshkruar një kontratë të tillë.

Banorët e Studeniçanit iu bëjnë thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa, me qëllim që askush mos dëmtohet nga kjo situatë. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS