A1 Report - Inspektorati i Punes, 19% e punonjesve ne "te zeze"

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Problemi i informalitetit në punë vijon të jetë ende i lartë në sektorin e biznesit privat.

Nga rezultatet e kontrolleve më të fundit të Inspektoratit Shtëtëror të Punës, referuar muajve Tetor-Nëntor të vitit 2013, nga 944 subjekte të kontrolluara janë zbuluar 1600 punonjës që zhvillonin aktivitet pa qënë ligjërisht të regjistruar.

Drejtori i ISHP-së, Dritan Ylli, tha gjatë një konference për shtyp se, puna në të zezë vazhdon të jetë mjaft e përhapur edhe në bizneset e regjistruara.

Sipas Inspektoriatit, në subjektet e regjistruara si tatimpagues, rreth 19% e punonjësve ishin të padeklaruar. Puna në të zezë iu mohon përfitimet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore një pjese të konsdierueshme të të punësuarve.

Si burim evazioni, informaliteti në tërësi ul të ardhurat në arkën e shtetit, rrit barrën mbi tatimpaguesit e rregullt dhe shtrembëron konkurrencën mes ndërmarrjeve në treg.

Share This Video


Download

  
Report form