Shkup, foshnja e parë në 2014 është djalë

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Foshnja e parë e lindur në vitin 2014 në Maqedoni është djalë. Ai erdhi në jetë një minutë pasmesnate në 00:01 në Klinikën akusherike gjinekologjike në Shkup nga nëna 26 vjeçarja Olja Çollakova. Bebushi peshon 3 kilogram e 450 gram dhe është i gjatë 50 centimetra. Ndërkohë në spitalin obstetrik-gjinekologjik 'Nënë Tereza' në Çair fëmija i parë i lindur është vajzë.

"Kalova shkëlqyeshëm. Djali do të quhet Ivan. Është fëmija i dytë që lind, i pari është Hristijani 3 vjeç", Olja Çollakova, e ëma.

"Gjatë mbrëmjes së vitit të ri në këtë botë erdhën 8 foshnje prej të cilave 4 meshkuj dhe 4 vajza. Do të shfrytëzoja këtë rast që ti urojë prindërit për fëmijën e tyre të porsalindur me të cilin edhe si zakonisht nisi me hare puna në këtë klinikë", tha Marija Haxhilega, Drejtore e Gjinekologjisë.

Ndërkohë fëmijën e parë të lindur në Shkup sot e vizituan Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe ai Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov si dhe kryetari qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Ky i fundit foshnjës i dhuroi një librezë kurimi me 20 mijë denarë dhe disa dhurata tjera.

"Kjo është një shenjë e mirë për vitin, 'i pari dhe djalë' thonë. Vlerësojë se ne fuqishëm do të ecim drejt realizimit të projekteve që kemi planifikuar për vitin 2014. Shpresojë se edhe ky vit do të jetë i suksesshëm dhe me bereqet", u shpreh Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Gjatë natës së ndërrimit të moteve në Qendrën Klinike Gjinekologjike në Shkup kanë lindur 8 foshnja, prej të cilëve, 4 meshkuj dhe 4 vajza. Gjatë 2013-ës në këtë spital janë shënuar 6 mijë lindje. Ndërkohë, në Klinikën gjinekologjike-obstetrike 'Nënë Tereza' në Çair, gjatë vitit që po lëmë pas kanë lindur rreth 3 mijë foshnja. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form