Ahmeti: Viti 2013 i suksesshëm, BDI-ja si orteku

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se viti që po lëmë pas, ka qenë një vit i suksesshëm për partinë e tij. Në vend të parë Ahmeti renditi fitoren në zgjedhjet lokale, të cilat dëshmuan sipas tij se BDI-ja i ngjason një orteku që vazhdimisht rritet.

"Zgjedhjet lokale 2013, zgjedhje të cilat BDI demonstroi fitore rekorde në gjithë hapësirën ku ajo garonte. BDI-ja i ngjan një orteku të madh i cili në vazhdimësi po rritet, zmadhohet dhe forcohet. Ne korrëm suksese dhe arritëm në kuotën e shifrave të 2002-shti kur për herë të parë garuam dhe dolëm në skenën politike", deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti cilësoi si suksesin e dytë me radhë, fushatën diplomatike që mori BDI-ja nëpër kancelaritë e botës për më shumë nxitje të zgjidhje së çështjes së emrit me Greqinë si dhe përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike të vendit. Ai theksoi se kjo fushatë ishte e sinqertë, jo sikurse është komentuar ndonjëherë si politikë konspirative.

"Ne nuk bëmë politika konspirative në dëm të vendit tonë, por ne kërkuam që të ndihmohemi dhe ai investim i përbashkët që është bërë për 12 vite me radhë si nga faktori vendor ashtu edhe ndërkombëtarë të përshpejtohen hapat e duhur dhe të arrimë tek synimi dhe qëllimi ynë që vendi ynë të rreshtohet përfundimisht aty ku e ka vendin te Aleanca Perëndimore. Ne nuk bëmë politika të fshehta për ndarje të vendit tonë sepse këtë e kemi dëshmuar edhe para 12 vitesh që e kemi kundërshtuar mbase mund të ketë qarqe që nuk ia duan të mirën vendit tonë dhe mund të shpikin gjëra që as që ekzistojnë dhe as nuk do të ekzistojnë ndonjëherë në përcaktimet tona politike dhe ideore", u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti theksoi se BDI-ja ka shënuar suksese të mëdha për shqiptarët, një prej tyre ishte edhe emërimi i një titullari shqiptar në Ministri të Mbrojtjes dhe promovim e vlerave të bashkëjetesës. Për sa i përket prioriteteve të 2014-ës ai përmendi idenë për presidentin konsensual në zgjedhjet e marsit, për të cilin tha se "nuk do të bëjë lojëra akrobatike apo folklorike që do të ndikonte te ndjenjat e shqiptarëve por do të promovojë politikë të mençur në të mirë të gjithë qytetarëve". Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form