FSSH: Nga 1 janari, kujdes më i madh për të sëmurët kronikë

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Prej 1 janarit, mjekët familjarë nuk do të thërrasin vetëm qytetarët e shëndetshëm për kontrolle parandaluese për sëmundjet kardiovaskulare, të veshkave dhe diabetit, por do kenë për detyrim të thërrasin për kontroll, edhe qytetarët me sëmundje kronike për testime të nevojshme. Kështu njoftuan sot nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, i cili paralajmëron kujdes më i madh, si për qytetarët e sëmurë, ashtu edhe për ata të shëndetshëm.

"Në fillim të vitit, të gjithë pacientët e sëmurë kronikë do të marrin mesazhin përkujtues nga mjekët familjarë në bazë të udhëzimeve dhe protokolleve, do të krijojmë mundësinë që ata të ndjekin gjendjen e tyre shëndetësore", tha Maja Parnarxhieva Zmejkova, drejtoresh e FSSHM.

Ndëshkime për mjekët që nuk do t'i thërrasin pacientët nuk janë parashikuar, për shkak se bëhet fjalë për kontrollime parandaluese. Megjithatë, është në dobi të mjekut që të bëjë sa më shumë kontrolle, dhe të marrë para nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, të ndarë për këtë program".

"Momenti që duhet të kihet kujdes është niveli i sheqerit në gjak tek pacientët tanë, pastaj sasia e yndyrës së kolesterinës dhe triglicerideve që i ka çdo pacient, dhe ndërlikimet që mund të lindin në lidhje me shëndetin. Do të doja t'iu drejtojë një thirrje qytetarëve që t'i përgjigjen pozitivisht mjekëve familjarë", deklaroi Lilija Çollakova-Dervishova, kryetare e Shoqatës së mjekëve privat.

Me kontrollimet parandaluese planifikohet që të përfshihen 1 milionë e 200 mijë qytetarë. Siguruesit do të duhet të paguajnë participimin prej 40 denarësh për gjakun dhe 30 denarësh për testimin e urinës. Nëse i siguruari në 90 ditët e fundit ka bërë kontrollet parandaluese, rezultatet në përgjegjësinë e tij do të merren në konsideratë dhe mjekët familjarë nuk do t'i thërrasin për kontroll. Kontrollet parandaluese planifikohet që të zbatohen gjatë 2 viteve të ardhshme, dhe për këtë qëllim Qeveria ndau nga buxheti 20 milionë euro, nga 10 milionë për çdo vit. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form