A1 Report - Permet, kthehet ne identitet Pallati i Kultures, sherbeu si objekt kulti

Report TV 2015-08-21

Views 3

Bashkia e Përmetit, do të rikthejë në identitet, Pallatin e Kulturës "Naim Frashëri", i cili për 16 vitet e fundit, ka shërbyer për ortodoksët e qytetit si objekt kulti për kryerjen e meshave fetare.

Një projekt po hartohet nga Bashkia e Përmetit, ndërsa kreu i këtij institucioni, Gilberto Jaçe, tha se "Pallati i Kulturës do të jetë unikal në llojin e tij, pasi në të priten të ndërthuren të gjitha gjinitë e kulturës, traditës dhe elementëve të tjerë identifikues folklorik të trevës së Përmetit".

Pronësia e kësaj godine në muajin gusht të këtij viti u shndërrua në një objekt konflikti mes qeverisë vendore dhe klerit lokal ortodoks, duke u shoqëruar me përplasje mes policisë private dhe priftërinjve.

Share This Video


Download

  
Report form