Polemika të ashpra në debatin për miratimin e ligjeve të medias

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

"Jo në emrin tonë", me një parullë të tillë të vendosur në galerinë e Kuvendit, një pjesë e gazetarëve shprehën revoltin e tyre për dy ligjet për mediume që sërish u gjetën në seancë plenare meqë para disa ditëve qeveria dhe SHGM-ja dolën në pres-konferencë të përbashkët për të njoftuar se për një pjesë të vërejtjeve kanë arrit marrëveshje, ndërsa për një pjesë jo, por se edhe pa to, ligji do të hyjë në fuqi. Deputetët e opozitës porositën se këto dy ligje mundësojnë mekanizma të ri me të cilat do të kontrollohet mediat.

"Mediumet do të jenë nën të njëjtën mbrojtje, nën Agjencinë për mediume që do jetë e kontrolluar nga kabineti i kryeministrit dhe Qendra e gënjeshtrave dhe manipulimeve të VMRO-DPMNE-së". Mediume të nënshtruara nuk janë parakusht as për zgjedhje të drejta dhe demokratike, e aq më pak janë paramendim shoqëror për realizim të lirisë së shprehjes të garantuar me Kushtetutë", tha Emilijan Stankoviq, LSDM.
Për VMRO-DPMNE-në, opozita vetëm dëshiron të kritikojë gjithë atë që e bën qeveria.

"Këto janë dy ligje që janë përgatitur me kohë shumë të gjatë dhe me shumë kujdes dhe me përfshirjen e të gjitha palëve, me përfshirjen e të gjitha debateve të mundshme në Kuvend. Është organizuar debat publik në Kuvend dhe jashtë tij si dhe dialog i vazhdueshëm", tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Reaguan edhe deputetët e opozitës nga radhët e shqiptarëve.

"Ligji është shumë i dëmshëm, censuron mediat, ashtu ashtu nuk kemi mediume të lira, vetëm me ligj legalizohet cenzura. Dhe është tejet i dëmshëm për shqiptarët sepse gjithmonë në çdo ligj goditet shqipja. Gjithmonë në çdo ligj goditet shqipja. Veprat audio dhe audiovizuale shqipe i bëni maqedonase dhe i kufizoni emetimet e kanaleve nga Kosova dhe Shqipëria", u shpreh Bekim Fazliu, PDSH.

"Para disa javëve nga zyrtar të lartë të asaj partie dëgjuam se nuk do të përkrahin ligjet për mediat, ndërsa sot në procedurë parlamentare vërtetojnë të kundërtën. Nuk ka dilemë se BDI-ja ka vendosur që me paratë e taksapaguesve shqiptarë të ndaj mjete të majme, për gazetarë të tipit të Milenkos, Llatasit dhe Mirka Velinovskës të cilët tani do të kenë mundësi 24 orë të shajnë, të bombardojnë opinionin me atë se sa janë të rrezikshëm shqiptarët për këtë shtet", tha Naxhi Xhelili, RDK.

Nga BDI-ja në pushtet thonë se miratimi i këtyre dy ligjeve është çështje sensitive, dhe jashtëzakonisht e rëndësishme për mediumet, porse BDI vazhdimisht angazhohet për përmirësimin e gjendjes dhe t'iu mundësojë mediumeve që lirisht ta kryejnë punën e tyre, ndonëse jo përherë ka pasur sukses në këtë drejtim.

"Do të votojmë pro miratimit të këtyre dy ligjeve të cilat kanë për qëllim që të rregullojnë hapësirën mediatike në RM. Ne do ët votojmë pro këtyre ligjeve dhe tërësisht të vetëdijshëm se kultura memdiatike tash më është kriter i ri politik të cilin na e ka vendosur Komisioni Evropian dhe ne shpresojmë se me miratimin e këtyre dy ligjeve do të kontribuojmë në ndërtimin e kësaj kulture të re politike", deklar...

Share This Video


Download

  
Report form