Një vit nga incidentet në Kuvend, proteston opozita

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Edhe pas një viti opozita këmbëngul që Veljanoski të kërkoj falje për ngjarjet e 24 dhjetorit. Deputetët opozitarë në fillim të seancës në shenjë proteste në sallë u paraqitën të veshur me bluza të bardha me mbishkrimin 'liri dhe regjim'. Igor Ivanovski madje kërkoi edhe një minutë heshtje për zhvillimet e 24 dhjetorit.

"24 dhjetori i vitit 2012 nuk mundet dhe nuk duhet të harrohet. Për fat të keq një vit pas, askush nuk morri përgjegjësi politike, as porositësi Nikolla Gruesvki e as kryerësi Trajko Veljanoski dhe kompania rreth tij. Një vit pas 24 dhjetorit të vitit 2012, kërkojmë nga ju Trajko Veljanoski të kërkoni falje, jo ne deputetëve por qytetarëve dhe opinionit për atë që e sollët Republikën e Maqedonisë në vendin e parë të turpit në Evropë dhe botë. Kërkojmë nga ju të na bashkangjiteni dhe me një minutë heshtje ti japim mirënjohje dhe respekt,24 dhjetorit, që të mos na përsëritet", tha Igor Ivanovski, LSDM.

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE-ja u shprehën se është e nevojshme një minutë heshtje por për turpin që opozita i shkaktoi demokracisë parlamentare.

"Plotësisht ashtu të nderuar kolegë, nevojitet një minutë heshtje për turpin që i shkaktuat demokracisë parlamentare maqedonase. Turpi që e bëtë ju të nderuar kolegë, duke malltretuar kolegët e shumicës parlamentare. Shprehim keqardhje të gjithë ne për 24 dhjetorin. Nuk duheshe ta dëgjoni skenarin që e bëri zoti Cërvenokovski, sepse ajo ishte mënyra e vetme që të vij në pushtet dhe të shkaktoj tensione në Kuvendin e RM-së", u shpreh Sillvana Boneva, VMRO-DPMNE.

Ndryshe para një viti pikërisht më 24 dhjetor deputetët opozitarë dhe gazetarët me dhunë u larguan nga salla e kuvendit që më pas shumica parlamentare të miratoj buxhetin që kontestohej nga opozita me mijëra amendamente të paraqitura. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form