Partitë politike, kritika ndaj Ivanovit

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Partitë politike shqiptare sot edhe njëherë shprehën qëndrimin tyre se Ivanovi nuk meriton mbështetjen e votuesve shqiptarë. Fjalimi i tij nga BDI-ja u cilësua si fjalim lamtumirës. Derisa për RDK-në e Osmanit, Ivanovi edhe njëherë dëshmoi se ka qenë president i vetëm një partie politike. Ndërsa PDSH-ja jo vetëm që bojkotoi fjalimin e Ivanovit, por nuk e pa të arsyeshme as të prononcohen rreth fjalimit të tij.

"Fjalimin e vlerësojmë si fjalim lamtumirës të një presidenti në ikje, model të presidenti të cilin ne nuk do ta mbështesim më. Përmbajtja e fjalimit vetëm sa e konfirmoi qëndrimin e BDI-së se më ka ardhur koha që RM-ja të ketë një president konsensual. Ne ishim prezent në paraqitjen e presidentit në ikje, për të respektuar institucionin president i shtetit, për ndryshe ky president në ikje nuk e ka arsyetuar mbështetjen nga votuesit shqiptarë", deklaroi Nexhati Jakupi, BDI.

"Presidenti Ivanov mbeti konsekuent si një president vetëm i një partie politike, gjegjësisht i VMRO-DPMNE-së dhe edhe në fund të mandatit të tij dëshmoi se nuk posedon kapacitet për të qen president i të gjithë qytetarëve të vendit. Edhe në këtë fjalim si në fjalimet e viteve të kaluara dëgjuam çdo gjë por nuk dëgjuam asgjë për çështjet më me rëndësi që i tanojnë qytetarët e vendit posaçërisht në kuptim të përmirësimit të relacioneve të përkeqësuar ndëretnike", tha Naxhi Xhelili, RDK.

Kritika ndaj fjalimit të Ivanovit përcollën edhe partitë politike opozitare maqedonase. Për LSDM-në fjalimi i Ivanoit ishte fjalim me fotografi por pa zë, i zbrazët, fjalim i një personi që devalvoi institucionin president. Derisa për PRSD-në Ivanovi nuk arriti të lirohet nga kthetrat e VMRO-DPMNE-së.

"Gjorge Ivanov sot me fjalimin e tij e përfundon mandatin e tij ashtu siç edhe e filloi, ka fotografi por nuk ka tonë. Ai me vetëdije dhe nën urdhër të shefit të tij Nikolla Gruevski e devalvoi dhe margjinalizoi funksionin president i shtetit dhe pranoi që këto 5 vite ishte i dirigjuar me telekomandë nga qeveria e Maqedonisë", u shpreh Igor Ivanovski, LSDM.

"Presidenti Ivanov qartë dhe shkurtë tregoi se si nuk duhet të ushtrohet funksioni president i shtetit. Të gjithë e dinë se quhet Gjorge Ivanov dhe se është president i RM-së, por habiten në përkulshmërinë ndaj qeverisë Gruesvki", tha Goran Misovski, PRSD.

E vetmja ishte VMRO-DPMNE-ja ajo e cila e vlerësoi pozitivisht fjalimin e Ivanovit.

"Presidenti Ivanov me nderë e ka ushtruar funksionin e tij në skenën politike ndërkombëtare duke përfaqësuar RM-në, por njëkohësisht duke realizuar obligimet e tija kushtetuese dhe ligjore. Ka punuar në interes të qytetarëve të RM-së dhe në interes të shtetit", theksoi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Ivanov mori funksionin president i shtetit në maj të viti 2009. Ndërkohë që zgjedhjet e ardhshme presidenciale pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form